Pas shtatzënësisë

Gjidhënia

A është gjidhënia zgjedhja e duhur për Ju?

 

Qumështi i nënës është ushqimi më i mirë për fëmijën Tuaj sepse është i përshtatur në mënyrë të përkryer për nevojat e fëmijës, duke e bërë atë ushqimin e duhur për të. Qumështi Juaj përmban i të gjitha elementet ushqyese dhe mbron fëmijën nga infeksionet dhe sëmundjet.

Gjidhënia është e mirë edhe për Ju. Ajo ndihmon trupin Tuaj të kthehet në formën para shtatzënësisë8 dhe mund të ulë rrezikun nga kanceri i gjinjve dhe vezoreve, osteoporoza, sëmundjet kardiovaskulare dhe mbipesha.  Mos harroni se gjidhënia nuk kushton dhe është gjithmonë rezervë qumështi e menjëhershme  për fëmijën Tuaj.

Ka gra që aktin e dhënies gji e kanë të lehtë dhe të natyrshëm, siç ka të tjera që kanë nevojë për më shumë durim dhe këmbëngulje, sidomos nëse kanë fëmijën e parë.

Gjithsesi, ka edhe arsye pse nuk duhet të jepni gji, si p.sh.: kur fëmija Juaj nuk thith dot, për shkak se krijimi i qumështit është në lidhje direkte me kërkesën për qumësht. Shumë gra kanë dhimbje, thithka të plasura, madje edhe kanale të bllokuara dhe infeksione, dhe kjo e kthen gjidhënien në sfidë të rëndë duke bërë që të hiqet dorë nga ajo, sidomos nëse kjo ndikon mbi shëndetin e tyre emocional. Ka gra që vuajnë nga anemia serioze ose nga probleme të tjera shëndetësore, dhe në këtë rast nuk rekomandohet dhënia gji.

Pasi t’i keni shqyrtuar të gjitha mundësite dhe të vendosni të mos jepni gji, nuk duhet të ndiheni në faj për këtë. Qumështi i adaptuar do të sigurojë gjithçka që i duhet fëmijës për rritje dhe zhvillim. Ai ofron mundësinë që edhe partneri Juaj të përfshihet në këtë proces, dhe kjo nga ana tjetër do të thotë më pak brengosje se ajo që hani dhe pini mund të kalojë te fëmija.

Pavarësisht vendimit për të dhënë gji ose jo, të ushqyerit e fëmijës është mënyra më e bukur për të ndërtuar lidhje përplot me dashuri me fëmijën, duke e mbajtur afër vetes, duke vënë kontakt me sytë, teksa i flisni me dashuri dhe ëmbëlsi. Në fund fare, të qenët prind është më shumë se dhënie gji.

...

Keni vendosur të ushqeni me gji

Ditët e para gjinjtë Tuaj do të prodhojnë një lëng të verdhëllemë që quhet kulloshtër. Kulloshtra i ndihmon sistemit tretës të fëmijës që të nisë punën si dhe mbron nga infeksionet. Më pas gjinjtë Tuaj do të nisin të prodhojnë qumësht, dhe ju do t’i ndieni ata të plotë dhe të ngrohtë.

Sfida më e madhe gjatë gjidhënies është në muajin e parë, atëherë kur Ju dhe fëmija Juaj mësoni teknikën e gjidhënies. Në këtë periudhë ushqimi me gji është më i shpeshtë dhe më i gjatë, derisa fëmja të fitojë forcën dhe ritmin. Duhet ta dini se rezervat e qumështit varen nga kërkesa, pra sasia e prodhuar rritet ose zvogëlohet varësisht sa shpesh e ushqeni fëmijën. Kjo është arsyeja pse rekomandohet që fëmijën ta ushqeni sa herë që ai shfaq interes për këtë (të ushqyer sipas nevojës), ndonëse në fillim do t’Ju duket sikur po jepni gjithë kohës.

Kur fëmija është i uritur, mund të jetë i shqetësuar, të thithë gishtat ose grushtin, ose të kthejë kokën dhe të hapë gojën. Është e udhës që fëmija të ushqehet sapo të japë shenjat e para të urisë meqë një fëmijë që qan është më vështirë të ushqehet.

Si të jepni gji?

Gjidhënia është teknikë e cila do përvetësuar si nga nëna, ashtu edhe nga fëmija dhe për këtë duhet kohë dhe durim. Nëse ky është fëmija i parë, është e rëndësishme teknikën ta mësoni mirë. Nëse nuk keni shkuar në ligjëratën e gjidhënies, mund të këshilloheni me infermieren Tuaj të patronazhit, e cila do t’Ju ndihmojë të mësoni teknikën e gjidhënies duke ndarë me Ju këshilla të rëndësishme. Me këtë do të siguroheni se fëmija Juaj ushqehet mirë dhe do të rritni vetëbesimin për të mos ndryshuar vendimin për të dhënë gji.

Fëmijën mund ta ushqeni në pozita të ndryshme, po është shumë e rëndësishme që Ju të keni pozitë të rehatshme.  Për t’u mbështetur mund të përdorni jastëkë nëse Ju ndihmojnë. Gjatë dhënies gji koka dhe trupi Juaj duhet të jenë në vijë të drejtë, kurse mbështetja duhet të jetë te qafa, krahët dhe shpina,  që fëmija të mund të lëvizë kokën dhe të thithë më lehtësisht. Për të pasur kontakt më të mirë me gjirin duhet që fëmija të jetë afër tij dhe jo të afroni gjirin te goja e fëmijës.  Është mirë që hunda e fëmijës të fokusohet te thithka, që të detyrohet ta hapë gojën gjerësisht. Është shumë e rëndësishme që fëmija ta kafshojë thtithkën me gjithë gojën, ashtu që thithka Juaj të mbetet te pjesa e pasme e gojës. Gjatë gjidhënies së drejtë koka e fëmijës duhet të lakohet pak mbas dhe të prekë gjirin me mjekrën, kurse hunda të ngelet e lirë për të marrë frymë.

Është mirë që të jepni gji herë me njërin, herë me tjetrin gji, duke i ndërruar ata. Gjatë gjidhënies me të dy gjinjtë duhet të provoni së pari të zbrazni njërin gji, e pastaj të kaloni te tjetri. Kjo është e rëndësishme meqë qumështi i parë është më i lëngshëm, e më pas ai bëhet më i trashë dhe plot me kalori.

Mund të vini re se mund të keni shumë ose pak qumësht  te gjinjtë Tuaj. Kjo është normale, dhe pas një kohe sasia e qumështit duhet të përputhet me orarin e ushqimit të fëmijës.

Nëse ju tepron qumështi, pra keni më shumë se ç’mund të thithë fëmija Juaj, mund të provoni që një pjesë ta milni përpara se të ushqeni fëmijën. Mund të ndodhë  t’Ju rrjedhë qumësht kur nuk po jepni gji, dhe kjo është normale që flet se prodhoni majftueshëm qumësht. Vatat e gjinjve  mund t’Ju japin më shumë rehati.

Duhet të jeni të vetëdijshme se nëse pas një periudhe më të gjatë nuk milet teprica e qumështit, mund të merrni infeksion të indit të gjinjve, gjendje kjo që njihet me emrin mastit. Gjintë skuqen, ënjtjen, janë të ngrohtë dhe të dhimbshëm, mund të keni edhe simptoma si dhimbje koke dhe temperaturë. Është e rëndësishme të vazhdoni gjidhënien ngaqë kjo është mënyra më e mirë për të hequr mastitin. Nëse simptomat zgjasin edhe pas ca ditëve, shkoni te mjeku.

Mund të mos keni qumësht të mjaftueshëm dhe të vini re së fëmija Juaj është i paqetë pas gjidhënies dhe nuk shton në peshë. Në këtë rast duhet të konsideroni që gjidhënien ta plotësoni me qumësht të adaptuar  duke i analizuar opsionet bashkë me pediatrin Tuaj.

A pi mjaftueshëm qumësht fëmija im?

Shumica e nënave në ditët e para të jetës së fëmijës  brengë kryesore kanë nëse fëmija e tyre pi mjaftueshëm qumësht. Ju nuk mund të matni sasinë e qumështit që prodhoni, po mund të ndiqni disa shenja specifike. Pas ushqimit fëmija duhet të jetë i ngopur dhe i lumtur. Tregues tjetër është nëse pelenat janë të njoma po të thata. Pas disa ditësh fëmija Juaj duhet të bëjë të paktën 6 pelena të mbushura (të rënda) brenda 24 orëve, dhe, që është shumë e rëndësishme, duhet të bëjë jashtëqitje të butë me ngjyrë të verdhë. Është normale që në dy javët e para fëmija të humbë një pjesë të peshës me të cilën ka lindur, por më pas duhet të shtojë peshë, dhe kjo është një tregues tjetër nëse ka rezerva të mjaftueshme qumështi.

Gjidhënia nuk duhet të jetë e dhimbshme, ndonëse ditët e para mund t’ju dhëmbin thithkat, dhe kjo është normale. Nëse thithkat mbeten të thata, të plasura ose me gjak, kjo është shenjë se fëmija Juaj nuk i kap si duhet. Mund të përdorni produkte për përkujdesjen e thithkave, por e mira do të ishte të konsultoheshit me infermieren e patronazhit, në mënyrë që të jepni gji si duhet.

 

Bëjeni gjidhënien të rehatshme dhe praktike

Që gjidhënia të jetë sa më e rehatshme, mund të merrni në konsideratë të mbani sutjena për gjidhënie të cilat janë shumë praktike dhe sigurojnë qasje të shpejtë. Gjithashtu është e udhës të mbani bluza me grykë të gjerë ose me kopsa nga para, kurse mbajtja e një shamie rreth krahut mund të jetë praktike dhe t’Ju ofrojë më shumë intimitet, sidomos nëse jeni jashtë.

Ushqimi për mamanë e re

Pavarësisht nëse ushqeni  me gji ose jo, ushqimi Juaj duhet të jetë sa më i shëndetshëm. Ka mundësi që shtatzënësia t’Ju ketë sjellë mungesën e ndonjë elementi mikroushqyes dhe kujdesi për fëmijën dhe të gjitha angazhimet tjera Ju lodhin akoma më shumë. Keni nevojë për meny të larmishme që të mund të kënaqni nevojat e përditshme.

Nëse fëmijën e ushqeni me gji, Ju nevojitet ushqim i cili kënaq jo vetëm nevojat Tuaja, po që siguron edhe materie ushqyese të mjaftueshme për një qumësht sa më cilësor i cili fëmijës i ofron rritje dhe zhvillim. Kjo është shumë e rëndësishme në muajt e parë të jetës së fëmijës, atëherë kur ai varet kryekëput nga ushqimi që merr nëpërmjet gjidhënies.

Është shumë e rëndësishme të zbatoni regjimin e ushqimit të pasur me fruta dhe perime të freskëta, që të merrni vitaminat dhe mineralet e nevojshme po edhe fibrat bimore që ndihmojnë tretjen.  Burime të mira të karbohidrateve janë: buka, patatet, orizi, makaronat dhe drithërat. Sa herë të mundni, zgjedhni drithëra integrale dhe lëreni lëvoren e patateve pa hequr kur i piqni ato, që të konsumoni më shumë fibra bimore. Proteina kanë: mishi, vezët, peshku dhe bulmeti. Grosha, bizelja dhe thjerrëza janë zëvendësimi i mirë për mishin. Që të shmangni shtimin e tepërt të peshës, rekomandohet të merrni yndyrna të pangopura, f.v. vajra bimore.

Mund të vini re se fëmija Juaj reagon ndaj disa ushqimeve dhe kjo mund të shtrojë nevojën të përshtatni menynë Tuaj. Provoni prapë t’i përmbaheni sa më shumë planit për të konsumuar ushqime të larmishme, që të merrni atë që ju nevojitet.

Mos harroni të pini shumë ujë që të hidroheni mirë. Ka gra që eten shumë kur japin gji.

Konsumimi i peshkut të lyrshëm, të pasur me acide yndyrore omega 3 (si salmoni, trofta, sardelet ose skumbri), është i rëndësishëm gjatë shtatzënësisë, por edhe pas saj, sidomos nëse jepni gji. 1, Kështu, është dëshmuar se kur nëna merr përditë nga 200 mg DHA, kjo kontribuon për zhvillimin normal të trurit dhe syve të fetusit.

Mbase Ju shqetëson origjina dhe ndotësit e mundshëm të peshqve, por nëse ndiheni më mirë po të merrni shtesë ushqimi, mund të mbështeteni lirisht te preparati Premama Duo, i cili përmban sasinë e duhur të DHA-së.

Megjithatë, nëse nuk jeni e sigurt për ushqimin që zgjedhni, mund të këshilloheni me mjek ose me nutricionist.

 Çfarë duhet të shmangni?

 

Shmangni ushqimin e përpunuar dhe ushqimin me shumë sheqer ngaqë është shumë kalorik dhe me vlera ushqyese të ulëta. Ajo që do të arrini është vetëm të vononi kthimin e linjës dhe figurës së mëparshme.

 Ndonëse mund të mendoni se kofeina lufton lodhjen, është e udhës të merrni sa më pak kofeinë ngaqë ajo mund të prekë fëmijën Tuaj duke i shkaktuar shqetësim, ndërsa Juve t’ju prishë ritmin e gjumit. Mos harroni se përveç kafesë dhe çajit, edhe çokollata dhe disa pije pa alkool kanë kofeinë, prandaj duhet të bëni kujdes kur i konsumoni.

Gjatë gjidhënies shmangni alkoolin dhe duhanin meqë mund të kenë efekt negativ mbi fëmijën.

Në fund fare, përkundër të gjitha përpjekjeve të bëni më të mirën, është e vështirë të jeni e sigurt se po merrni mjaftueshëm nga ushqimi Juaj. Prandaj Premama Duo është preparat i formuluar ashtu që t’u ndihmojë nënave pas lindjes, sidomos atyre që japin gji, duke iu siguruar elemente mikroushqyese thelbësore për shëndetin e tyre dhe për zhvillimin e fëmijëve të tyre.

Këshilla për stilin e jetës të nënës së re

Ardhja e fëmijës është nisja e një faze të re në jetën Tuaj. Menjëherë pas lindjes disa gra janë të lumtura dhe të ngazëllyera. Mos u shqetësoni nëse Ju nuk ndiheni ashtu. Është shumë normale që në fillim të keni emocione ‘’të përziera’’.

Nëse është fëmija i parë, çdo punë e vogël që lidhet më të do të jetë një përvojë e re, sa e bukur,  aq e vështirë.

Gjumi i pamjaftueshëm i natës është sfida më e madhe për çdo nënë dhe ndikon mbi fizikun dhe emocionet e saj. Ndiqni ritmin e fëmijës Suaj dhe pushoni gjithmonë kur fëmija  fle.  Mësoni si t’i zgjedhni gjërat që kanë përparësi, bëni vetëm gjërat e domosdoshme, kurse punët e shtëpisë lëruani të tjerëve sa më shpesh që mundeni. Është në rregull të kërkoni ndihmë dhe ta pranoni atë kur Ju ofrohet.

Ka gra që mund të preken nga depresioni postpartal. Ato ndihen të trishtuara, të pafuqishme, të pasigurta dhe të shqetësuara ose janë shumë të ndjeshme. Nëse keni ndjenja të tilla, folni haptazi për to dhe kërkoni ndihmë dhe mbështetje. Mund të flisni me mjekun Tuaj, me miqtë ose familjen, madje me gratë që kanë kaluar një gjë të tillë, të cilat mund t’Ju ndihmojnë akoma shumë.

...

Kujdesuni për veten!

Pas lindjes trupi Juaj u nënshtrohet disa ndryshimeve. Për ca javë do të keni gjakderdhje vagjinale, kurse teksa mitra kthen gradualisht formën e saj, mund të keni edhe dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut.

Ka gra që kanë probleme me hemorroidet, të cilat pas ca ditësh duhet të largohen.

Ndonëse e gjithë kjo është normale, gjithsesi duhet të bëni kontrolle të rregullta te gjinekologu për të bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe për t’u këshilluar për gjithë çfarë i ndodh trupit Tuaj.

Ndonëse tashmë keni fëmijë në familje dhe plot angazhime shtesë, është normale që të ndani kohën për veten Tuaj.  Kjo do t’Ju ndihmojë të relaksoheni dhe të gjallëroheni. Mund të provoni të bëni orar për kohën që do të ndani për vete, atëherë ku partneri Juaj ose anëtarët e tjerë të familjes do të kujdesen për fëmijën pa praninë Tuaj. Mos e përdorni këtë kohë për të bërë punët e shtëpisë, po përdoreni sa më mirë të jetë e mundur duke u marrë me veten dhe duke bërë gjërat që Ju pëlqejnë. Mos u ndjeni në faj! Mos harroni se shëndeti emocional Juaji është i rëndësishëm si për Ju, ashtu për gjithë familjen.

Mund të konsideroni të ktheni rutinën e ushtrimeve që të keni energji dhe të relaksoheni, duke ndihmuar trupin Tuaj të kthehet në formë.  Është e rëndësishme që të filloni me kujdes dhe të mos e teproni. Folni me mjekun Tuaj para se të merrni ndonjë vendim.

Sa i përket jetës seksuale, nuk duhet të shqetësoheni nëse Ju duhet kohë që t’Ju kthehet dëshira seksuale. Ju po kaloni ndryshime të mëdha fizike dhe emocionale, kurse punët si mama dhe mungesa e gjumit e bëjnë më keq. E gjithë kjo është normale dhe e pritshme. Kur të ndiheni gati për seks, parimisht mund të bëni seks nëse është ndalur gjakderdhja vagjinale. Megjithatë, është gjithmonë më mirë të këshilloheni me gjinekologu Tuaj.

Edhe një herë po e themi, kujdesi për veten nënkupton të hani ushqim të shëndetshëm, kurse marrja e preparatit Premama Duo ju ndihmon të mbani hapin me detyrat prej mamaje dhe të prodhoni qumësht  të mjaftueshëm për fëmijën Tuaj.

Në fund, kujdesi për foshnjën e vogël është gjëja më  e bukur, po njëkohësisht është punë e lodhshme për secilën. Ju duhet te kujdeseni mirë jo vetëm për foshnjën, por duhet të kënaqni edhe nevojat Tuaja.  Mos harroni ta përgëzoni veten për gjithçka që keni arritur dhe të kënaqeni në çdo ditë të jetës së fëmijës Suaj, se keni për ta parë që do të rritet sa hap e mbyll sytë.