r të kuptuar mënyrën se si vizitorët tanë përdorin faqen tonë të internetit dhe për t’iu siguruar përvojë më cilësore, ne mund të mbledhim disa nga të dhënat tuaja përmes veglës speciale që quhet skedar kuki (Cookies).
Çfarë janë kukit?
Kukit janë skedarë të vegjël të dhënash që vendosen në kompjutrin ose në pajisjen mobile kur ju vizitoni ndonjë faqe interneti. Kukit (cookies) përdoren për shumë qëllimi, si p.sh.: për të lehtësuar funksionimin e faqes së internetit, ose për të mbajtur mend aktivitetet ose preferencat, për të siguruar përmbajtje të personalizuar/të përshtatur të faqes së internetit dhe për të treguar historinë e kërkimit të faqes.
Këto datoteka tekstuale mund të lexohen nga faqet e internetit që vizitoni dhe ndihmojnë identifkimin tuaj kur do të aksesoni përsëri faqen e internetit.
Kukit e vendosura nga pronari i faqes së internetit ose nga furnizuesi i shërbimeve (në këtë rast ALKALOID SHA Shkup) quhen ‘’kukit e faqes së parë “. Kukit e vendosura nga palë të tjera, dhe jo nga pronari i faqes së internetit quhet ‘’kuki të palëve të treta“.
PËRSE I PËRDORIM KUKIT DHE TEKNOLOGJITË E TJERA PËR NDJEKJE?
Ne i përdorim kukit e faqes së pare dhe ato të palëve të treta për disa arsye. Disa kuki janë të domosdoshme për arsye teknike, për të mundësuar funksionimin e duhur të faqes së internetit dhe të shërbimeve qe ne ofrojmë, prandaj këto kuki njihen edhe si kuki të domosdoshme ose qenësore.
Kukit e tjera na mundësojnë neve dhe palëve të treta të shenjojmë interesat e vizitorëve të faqeve tona, prandaj i quajmë kuki të performancës ose të funksionimit. Për shembull: përdorim kuki për të mbledhur të dhëna statisitikore përmbledhëse ose për të përshtatur përmbajtjen e informacioneve që ju dërgojnë ose ju prezantojmë, dhe, në këtë mënyrë e personalizojmë përvojën tuaj teksa ju ndërveproni me faqen tone. Përveç kësaj, palë të treta vendosin kuki në faqet tona me qëllime marketingu, analitike ose për qëllime të tjera.
KUKI TË VENDOSURA PËRMES FAQES SONË TË INTERNETIT
Llojet e kukive të faqes së pare dhe të palëve të treta që vendosen përmes faqes sonë dhe qëllimet për të cilat vendosen janë përshkruar më hollësisht në tabelën e mëposhtme.
KUKIT PËR ANALITIKË DHE PËRSHTATJE
KUKI | PËRSHKRIMI |
---|---|
ASP.Net session | Identifikatori i magazinimit të të dhënave ASP, të vendosura kur përdoret sesioni (metodi) ASP |
UniqueID | Identifikimi anonim i kohëzgjatjes së vizitës për analizë statistikore me qëllimin e optimizimit të faqe së internetit. Nuk mblidhen të dhëna personale |
WHGCOOKIECONSENT | Mban mend vendimin për të përdorur kuki opsionale. Ruan vendimin tuaj të pranoni ose të refuzoni kuki opsionale. Nuk mblidhen të dhëna personale. Afati: 12 muaj |
Këto kuki mbledhin informacione përmbledhëse me qëllimin për të ndihmuar të kuptojmë si përdoren faqet tona të internetit, sa janë efektive fushatat tona të marketingut ose për të na ndihmuar gjatë krijimit të faqes sonë të internetit, me qëllimin për të përmirësuar përdorimin tuaj të faqes së internetit.
KATEGORITË | KUKI |
---|---|
Google Google Analytics mbledh informacione që na ndihmojë të kuptojmë ndëveprimin me faqet tona të internetit, qëllimi i fundit i këtij veprimi është analizimi i rezultateve për të ofruar shërbime sa më të mira.. | Aktivizo Çaktivizo |
TEKNOLOGJITË E TJERA TË NDJEKJES
Ne dhe partnerët tanë përkohësisht mund të përdorim teknologji të tjera si janë web beacons, pixels (ose clear gifs) si dhe teknologji të tjera për ndjekje. Këto janë datoteka të vogla (miniature) grafike të cilat përmbajnë identifikator unik i cili na mundëson se kush e ka vizituar faqen tonë të internetit. Përmes tyre mund të ndjekim trafikun e internetit të përdoruesve nga njëra faqe te tjetra, të komunikojmë me kukit, të marrim vesh nëse keni ardhur në faqen tonë nga publiciteti elektronik i vendosur në faqen e internetit të ndonjë pale të tretë, t’ju plasojmë publicitete të shenjuara, ta përmirësojmë funksionimin e faqes së internetit dhe të matim suksesin e fushatave tona të marketingut. Shumica e këtyre teknologjive të ndjekjes bazohen te kukit e performancës ose funksionalitetit dhe me paaftësimin e tyre ju mund ta kufizoni funksionimin e faqes së internetit.
Përdorim edhe kuki që na ndihmojnë që përdoruesve të interesuar për produktet që promovojmë t’iu shfaqim publicitete të platformave të tjera.
KATEGORITË | KUKIT |
---|---|
Facebook Facebook Pixel mbledh informacione me të cilat na mundësohet tëkuptojmë ndërveprimin me faqen tone të internetit dhe të shfaqim publicitete të platformave të tjera për përdoruesit e interesuar.. | Pixel |
SI MUND T’I KONTROLLOJ KUKIT?
Informacionet që lidhen me kukit (cookies) nuk përdoren për identifikimin tuaj personal. Pranimi i këtyre kukive (cookies) nuk është i domosdoshëm për punën e faqes së internetit, ndonëse ato ju mundësojnë përvojë më të mirë gjatë kërkimit.
Nëse doni, këto kuki mund t’i fshini ose t’i bllokoni, por nëse e bëni këtë, ka mundësi që disa karakteristika të faqes së internetit të mos punojnë si duhet.
Mund t’i fshini të gjitha kukit që ndodhen në kompjutrin tuaj dhe një pjesë të madhe të brauzerëve mund t’i aftësoni t’i ndalojnë ato. Nëse e bëni këto, ndoshta do të ketë nevojë që të përshtatni manualisht preferencat sa herë që do të vizitoni faqen e internetit, gjithashtu ka mundësi që disa shërbime dhe funksione të mos punojnë.
Më poshtë ndodhen disa mënyra si mund t’i kontrolloni kukit.
WWebsite Cookie Preference Tool (vegla për kukit e preferuara të faqes së internetit): kukit që preferoni mund t’i zgjidhni nëse vizitoni TRUSTe preference center, duke shtypur vegëzën në vijim: http://preferences-mgr.truste.com/.
Browser Controls (kontrolli i brauzerit): mund t’i kurdisni ose t’ plotësoni kontrollet e brauzerit tuaj që të refuzojë ose të pranojë kukit. Nëse refuzoni kukit (cookies),disa karakteristika dhe funksionalitete të faqes së internetit mund të mos punojnë si duhet.
DDisabling Most Interest Based Advertising: Paaftësimi i pjesës më të madhe të publicitetit të bazuar tek interesi i përdoruesit. Shumica e rrjeteve publicitare mundësojnë të anuloni publicitetin të bazuar tek interesi. Për më shumë informacione, vizitoni faqen http://www.aboutads.info/choices/ ose http://www.youronlinechoices.com
Mobile Advertising (publiciteti mobil/celular): mund të anuloni identifikatorët e publicitetit mobil që përdoren për disa lloje publiciteti të bazuar tek interesi, përfshirë edhe ata që përdorim ne, përmes qasjes te përshtatjet (settings) në telefonin tuaj (Apple ose Android), duke ndjekur udhëzimet përkatëse. Nëse i anuloni, ne do t’i largojmë të gjitha të dhënat për ju dhe nuk do të mbledhim të dhëna tuaja më tutje. Kjo do të thotë se nëse në të ardhmen vendosni të vizitoni faqet tona të internetit, në sistemin tonë ju do të trajtoheni si përdorues i ri.
Do Not Track (mos ndiq): disa brauzerë të internetit, si Internet Explorer, Firefox и Safari japin mundësinë që të transferohen sinjalet Do Not Track ose DNT. Meqë nuk ka standarde të miratuara unike për DNT, faqet tona të internetit për momentin nuk reagojnë ndaj sinjaleve. DNT. ALKALOID SH.A Shkup e merr seriozisht çështjen e privatësisë dhe së drejtës për zgjedhje personale dhe do të bëjë orvatje të vazhdojë ndjeken e të rejave në lidhje me DNT-në e kërkimit dhe të aplikimit të standardit unik. Më shumë informacione për DNT-në ndodhen në faqen e internetitAll About Do Not Track.
Politika e kukive mund të ndryshojë përkohësisht, në mënyrë që të inkuadrohen ndryshime të mundshme për kukit që përdorim, ose për arsye operative, juridike ose rregullatore. Prandaj luteni të kontrolloni rregullisht politikën e kukive, që të informoheni si i përdorim kukit dhe teknologjitë e tjera për ndjekje.
Data a ndryshimit të fundit 21.08.2024 Shkup.