...

A e dini se marrja e shtesës së ushqimit është njëlloj e rëndësishme si gjatë shtatzënësisë ashtu edhe gjatë gjidhënies?

Në konferencën e mbajtur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i ShBA-ve (US National Institute of Health) me temën: „Përdorimi i shtesave të ushqimit te gratë: statusi i tanishëm dhe kahet e ardhshme “, janë sjellë përfundime në lidhje me nevojat  egrave shtatzëna dhe atyre që japin gji për materie ushqyese.

Siç është pranuar botërisht, në 6 muajt e parë të jetës së fëmijës rekomandohet gjidhënie ekskluzive, gjithnjë duke pasur parasysh ushqimin përkatës dhe rezervat me materie ushqyese të nënës, meqë sasi të mjaftueshme kalojnë edhe te fëmija.  Përmbajtja e qumështit të nënës ndryshon varësisht nga ushqimi i saj, dhe kjo shihet më së miri te përmbajtja e vitaminave.

Mendohet se nevojat për materie ushqyese janë dukshëm më të mëdha në periudhën e laktacionit sesa gjatë shtatzënësisë.

Ky përfundim niset nga ajo se në muajt 4 deri 6 foshnja e dyfishon peshën e vet të lindjes të fituar pas 9 muajve shtatzënësi.  Mendohet se vlera energjetike e qumështiti të krijuar në këta 4 muaj është e barabartë me vlerën energjetike totale të shtatzënësisë.  Gjithashtu larmia e mikroelementeve ushqyese në ushqimin e nënës luan rol të rëndësishëm mbi gjidhënien meqë llogaritet se rritja e nevojës për mikroelemente ushqyese madje është më e madhe se rritja e nevojave energjetike.  Përveç kësaj, është vlerësuar se nevoja për disa mikroelemente ushqyese është më e madhe gjatë gjidhënies sesa gjatë shtatzënësisë, fjala vjen:  vitamina C, vitaminat B1, B6, B12, acidi pantotenik, biotina, kolina, vitamina E, zinku, jodi, seleni, etj.

Mund të sjellim përfundim se ushqimi i shëndetshëm që siguron përmbajtje ushqyese të lartë është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm në periudhën e gjidhënies, si për nënën, ashtu edhe për fëmijën, në mënyrë që të parandalohet mungesa  e tyre dhe të sigurojë rritje dhe zhvillim të drejtë.

Inkuadrimi i shtesës së ushqimit për gratë që japin gji nuk është zëvendësim i ushqimit të shëndetshëm, por është burim i sigurt për mbështejtje në këtë periudhë të rëndësishme të jetës Suaj dhe të fëmijës Suaj.