Korisni članci

Këshilla për nënat

...

A e dini se marrja e shtesës së ushqimit është njëlloj e rëndësishme si gjatë shtatzënësisë ashtu edhe gjatë gjidhënies?

Në konferencën e mbajtur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i ShBA-ve (US National Institute of Health) me temën: „Përdorimi i shtesave të ushqimit te gratë: statusi i tanishëm dhe kahet e ardhshme “, janë sjellë përfundime në lidhje me nevojat  egrave shtatzëna dhe atyre që japin gji për materie ushqyese.

Siç është pranuar botërisht, në 6 muajt e parë të jetës së fëmijës rekomandohet gjidhënie ekskluzive, gjithnjë duke pasur parasysh ushqimin përkatës dhe rezervat me materie ushqyese të nënës, meqë sasi të mjaftueshme kalojnë edhe te fëmija.  Përmbajtja e qumështit të nënës ndryshon varësisht nga ushqimi i saj, dhe kjo shihet më së miri te përmbajtja e vitaminave.

Mendohet se nevojat për materie ushqyese janë dukshëm më të mëdha në periudhën e laktacionit sesa gjatë shtatzënësisë.

Ky përfundim niset nga ajo se në muajt 4 deri 6 foshnja e dyfishon peshën e vet të lindjes të fituar pas 9 muajve shtatzënësi.  Mendohet se vlera energjetike e qumështiti të krijuar në këta 4 muaj është e barabartë me vlerën energjetike totale të shtatzënësisë.  Gjithashtu larmia e mikroelementeve ushqyese në ushqimin e nënës luan rol të rëndësishëm mbi gjidhënien meqë llogaritet se rritja e nevojës për mikroelemente ushqyese madje është më e madhe se rritja e nevojave energjetike.  Përveç kësaj, është vlerësuar se nevoja për disa mikroelemente ushqyese është më e madhe gjatë gjidhënies sesa gjatë shtatzënësisë, fjala vjen:  vitamina C, vitaminat B1, B6, B12, acidi pantotenik, biotina, kolina, vitamina E, zinku, jodi, seleni, etj.

Mund të sjellim përfundim se ushqimi i shëndetshëm që siguron përmbajtje ushqyese të lartë është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm në periudhën e gjidhënies, si për nënën, ashtu edhe për fëmijën, në mënyrë që të parandalohet mungesa  e tyre dhe të sigurojë rritje dhe zhvillim të drejtë.

Inkuadrimi i shtesës së ushqimit për gratë që japin gji nuk është zëvendësim i ushqimit të shëndetshëm, por është burim i sigurt për mbështejtje në këtë periudhë të rëndësishme të jetës Suaj dhe të fëmijës Suaj.

Види повеќе

Këshilla për nënat

...

Pse DHA-ja është kaq e rëndësishme gjatë shtatzënësisë dhe gjidhënies?

Acidi dokosaheksaenoik (DHA) është acid yndyror omega 3 që është thelbësisht i nevojshëm për trupin tonë. Ai është njësi ndërtuese e membranës qelizore dhe luan shumë role në funksionin normal të organizmit të njeriut.

Sot dihet se DHA-ja kontribuon për funksionin normal të trurit dhe për mirëmbajtjen e shikimit.

Dëshmitë shkencore flasin se DHA-ja akumulohet intensivisht te truri dhe sytë e foshnjës, sidomos në tremujorin e fundit të shtatzënësisë dhe në 6 muajt e parë të jetës, atëherë kur rekomandohet gjidhënie ekskluzive. Kjo është periudha kur fëmija varet kryekëput nga qumështi i nënës, pra nga përmbajtja e tij me materie mikroushqyese.

Kjo është arsyeja pse gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji duhet të marrin jo më pak se 200 mg DHA në ditë, si mbështetje për zhvillimin normal të trurit dhe syve të fëmijës së tyre

 DHA-ja si acid yndyror omega 3 gjendet më shumë te peshqit e lyrshëm, si salmoni, trofta, sardelet dhe skumbri. Gjithsesi sot po zhvillohet një debate i nxehtë rreth sigurisë së peshkut që konsumojmë sa i përket origjinës dhe ndotjes së mundshme.

Duke e pasur parasysh këtë, formulacioni i preparatit Premama Duo në një kapsulë përshin edhe DHA me dozë prej 200 mg. Përdorimi i përditshëm  i preparatit Premama Duo siguron sasinë e nevojshme të  DHA-së për Ju dhe për fëmijën Tuaj.

Види повеќе