Planifikimi i shtatzënësisë

Ushqimi i shëndetshëm për përgatitjen për shtatzënësi  

 

Ushqimi  i shëndetshëm  është shumë i rëndësishëm gjatë përpjekjeve për të ngelur shtatzënë meqë ai siguron materie ushqyese themelore të domososhme për shëndetin dhe të rëndësishme  për përgatitjen e trupit për një shtatzënësi të shëndoshë.

Janë në fuqi rekomandiimet për ushqimin e shëndetshëm që përbëhet nga shumë perime dhe fruta të freskëta dhe drithëra integrale, të cilat përmbajnë materie ushqyese të rëndësishme për punën e trupit Tuaj, si dhe fibra bimore që ndihmojnë tretjen. Bëni një baraspeshë të mirë duke konsumuar karbohidrate, proteina dhe yndyrna.

Burime të mira të karbohidrateve janë: buka, patatet, orizi, makaronat dhe drithërat. Sa herë që mundni, zgjedhni drithëra integrale, kurse kur piqni patate, lëvoren lëreni pa hequr që të konsumoni më shumë fibra bimore. Proteina kanë: mishi, vezët, peshku dhe bulmeti. Grosha, bizelja dhe thjerrëza janë zëvendësimi i mirë për mishin. Që të shmangni shtimin e tepërt të peshës, rekomandohet të merrni yndyrna të pangopura, f.v. vajra bimore.

Sa më i larmishëm ushqimi, aq më të mëdha mundësitë për të futur sasi të mjaftueshmë të materieve të nevojshme.

Mo harroni të pini shumë ujë.

Megjithatë, nëse nuk jeni e sigurt për ushqimin që zgjedhni, mund të këshilloheni me mjek ose nutricionist.

Çfarë të shmangni?

Duhet të shmangni konsumimin e sheqernave dhe të produkteve si: çokollata, biskota, keka, pije pa alkool me sheqer. Shmangni konsumimin e ushqimit të përpunuar ngaqë është shumë kalorik dhe pa vlera ushqyese të larta.

Shmangni alkoolin dhe zvogëloni konsumin e kofeinës e cila ndodhet jo vetëm te kafeja por edhe te çaji, çokollata, te disa pije me gaz si dhe te pijet energjetike.

Duhani është i dëmshëm si për Ju ashtu edhe për fëmijën Tuaj, prandaj rekomandohet të mos pihet duhan kur po provoni të ngelni shtatzënë, gjatë gjithë shtatzënësisë dhe gjidhënies.

Edhe përkundër mundit për t’u ushqyer shëndetshëm, është normale të mos jeni e sigurt nëse nga ushqimi që konsumoni përditë po merrni sasitë e nevojshme të materieve ushyese. Për këtë arsye mund të keni në konsideratë të merrni shtesë speciale ushqimi, siç është Premama Duo, e cila do t’Ju jepte një mbështetje shtesë.

Është me rëndësi të dihet se gjatë javëve të para të shtatzënësisë, akoma pa marrë vesh nga shumica e grave se janë shtatzëna, formohet tubi neural i fëmijës. Tubi neural pastaj formon trurin dhe palcën kurrizore të fëmijës, dhe kjo është shumë e rëndësishme për gjithë sistemin nervor.

1Kjo është arsyeja pse rekomandohet marrja e  400 mcg acid folik në ditë menjëherë sapo të nisni orvatjet për të ngelur shtatzënë, ngaqë është vërtetuar klinikisht se marrja e një shtesë ushqimi që përmban acid folik në formë të folatit, e ul rrezikun për defekte të tubit neural.

Premama Duo permbajtje 100% Quatrefolic®, acid folic aktiv – 5 methyltetrahydrofolate (5-MTHF) – me nje doze prej  400mcg per cdo nje tablete!

Stili i jetës gjatë orvatjeve për të ngelur shtatzënë  

Shkëlqyeshëm! Keni marrë vendim të bëni fëmijë!

Ky është vendim i rëndësishëm që do të sjellë ndryshime të shkëlqyeshme në jetën Tuaj. Kur planifikoni familje është gjithmonë e dobishme të mblidhni sa më shumë informata për t’u përgatitur për një shtatzënësi sa më të shëndetshme.

Është e rëndësishme të kujdeseni për veten Tuaj që të jeni të gatshme për t’u përballuar me sfidat e shtatzënësisë dhe të mëmësisë.

Tashmë e theksuam rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm si dhe gjërat që duhet të shmangni, si alkooli, duhani, sasitë e mëdha të kofeinës, por edhe mundësinë për të përdorur shtesa ushqimi – Premama Duo, si ndihmë shtesë për të siguruar materiet mikroushqyese të nevojshme.

 

Nëse bëni jetë aktive dhe jeni shumë e zënë, është mirë të provoni tëulni ritmin dhe të zvogëloni stresin. Gjeni kohë për veten Tuaj dhe për relaksim, kaloni më shumë momente cilësore me partnerin Tuaj, me miqtë ose merruni me gjëra që Ju bëjnë të lumtur dhe të qetë.

Mundohuni të flini mjaftueshëm.

 

Aktiviteti fizik është gjithaq i rëndësishëm. Ushtrimet me intensitet mesatar si notimi, ecja e shpejtë ose vozitja e biçikletës mund t’ju ndihmojnë të ruani shëndetin dhe formën, duke Ju lehtësuar tendosjen dhe stresin të akumuluar gjatë ditës.

 

Në fund fare, duhet të jeni e vetëdijshme se fëmija që do të vijë në familje është  ndryshim dhe përgjegjësi e madhe, pra duhet të jeni e sigurt se keni marrë vendimin e duhur për Ju dhe partnerin Tuaj.

Mos harroni të njoftoni gjinekologun Tuaj për planet që keni si dhe për historinë shëndetësore Tuajën ose të partnerit Tuaj, pra nëse keni ndonjë sëmundje për të cilën duhet të merrni terapi të rregullt, ose nëse keni ndonjë çrregullim gjenetik  në familjen Tuaj ose të partnerit, etj.

...
...

A keni filluar të planifikoni shtatzënësinë tuaj? A jeni të përgatitura për udhëtimin më të rëndësishëm të jetës?

 

Mos harroni se ushqimi i shëndetshëm është faktor i rëndësishëm gjatë planifikimit të shtatzënësisë sepse ai është burim i materieve ushqyese që janë të nevojshme për përgatitjen e trupit për një shtatzënësi të shëndetshme.

Mundësojini trupit tuaj marrjen e nevojshme ditore të materieve ushqyese me PreMama Duo.

PreMama Duo di çfarë i duhet nënës së ardhshme!