POLITIKA E PRIVATËSISË

Kontrollor:

АLKALOID SHA Shkup

Bul. “Aleksandri i Maqedonisë“ nr. 12

1000 Shkup

Republika e Maqedonisë së Veriut

(në tekstin e mëposhtëm “ALKALOID”)

ALKALOID SHA Shkup i kushton vëmendje të madhe mbrojtjes së të dhënave personale në të gjitha proceset e tij afariste, duke zbatuar standardet e përcaktuara me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe me aktet e brendshme të kompanisë.

Kjo politikë privatësie jep informacione të përgjithshme për mënyrën e përpunimit të të dhënave personale të vizitorëve të faqes sonë të internetit (ne tekstin e mëposhtëm “faqe”) dhe/ose kur i përdorni në mënyrë tjetër, pra kur jeni regjistruar në të.

Kjo politikë privatësie është në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“G. Zyrtare e RMV-së” nr.42 data 16.02.2020).

CILAT JANË BAZAT LIGJORE DHE QËLLIMET E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

НNe respektojmë privatësinë tuaj dhe për këtë qëllim mbledhim, përpunojmë dhe ruajmë të dhëna personale në mënyrë ligjore, transparente dhe të drejtë mbi baza ligjore të përcaktuar në to, dmth: nëse përpunimi kërkohet për të përmbushur detyrimet ligjore ose keni dhënë pëlqimin për përpunimin e të dhënave tuaja personale, ose përpunimi kërkohet për qëllimet e interesave tanë legjitimë. Ne përpunojmë të dhënat personale në mënyrë që të ofrojmë në mënyrë efektive shërbimin e kërkuar, të përmbushim detyrimet ligjore, të raportojmë efektet anësore, të dërgojmë njoftime dhe përgjigjen më efikase ndaj kërkesës suaj. Përpunimi është i kufizuar vetëm tek ato të dhëna që janë të domosdoshme për qëllimin për të cilin janë mbledhur.

Të dhënat e mbledhura mund të përpunohen për qëllimet e mëposhtme:

për t’ju siguruar shërbimin e kërkuar, pra për t’ju furnizuar me informacione për produktet dhe shërbimet tona;

për qëllime të tjera që ju keni kërkuar ose jeni dakorduar, përveç nëse ligji e parashikon ndryshe;

nëse kontaktoni ose lidheni me ne përmes rrjeteve sociale;

raportimin e sjelljeve joetike dhe parregullsive të tjera ose për përmbushjen e detyrimeve ligjore që ALKALOID është i detyruar të respektojë dhe

për të analizuar vizitave të faqes tonë të internetit, identifikimin e interesave të vizitoreve dhe për të ruajtur sigurinë e informacioneve të faqes tonë.

për më shumë për përdorimin e skedarëve kuki, lexoni politikën tonë të përdorimit të skedarëve.

Në cilën mënyrë i mbledhim të dhënat tuaja personale?

Në varësi të mënyrës se si zgjidhni të komunikoni me ne, ne mbledhim lloje të ndryshme të të dhënave për ju. Ndonjëherë na i jepni drejtpërdrejt (p.sh.: kur na bëni një pyetje etj.), nganjëherë i mbledhim ne (p.sh.: ne përdorim skedarë kuki për të kuptuar se si i përdorni faqet / aplikimet tona), kurse ndonjëherë i marrim të dhëna nga faqet e internetit / aplikacionet nga palët e treta (rrjetet sociale).

Të dhënat personale që ju jepni kur përdorni seksionin “Konsultohuni me një gjinekolog” përdoren për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, me anë të së cilës i ruajmë këto të dhëna si të dhëna reference në sistemet e krijuara për menaxhimin e informacioneve të dhëna. ALKALOID-i mund të jetë i detyruar t’i përcjellë të dhënat e paraqitura tek autoritetet kompetente nëse ekziston një detyrim ligjor për ta bërë këtë (p.sh. në rastet kur raportoni reaksione negative ndaj produktit). Informacioni juaj personal nuk do të përdoret për ndonjë qëllim tjetër.

Mbledhim të dhëna nëpërmjet rrjeteve sociale dhe platformave, nëpërmjet përmbajtjes që vetë krijoni dhe i shpërndani me ne në rrjetet sociale dhe në platformat e personave të tretë ose nëse i postoni vetë në ndonjërën nga faqet tona të internetit ose aplikacionet, përfshirë përdorimin e aplikacioneve ose platformave nga ana e të personave të tretë, siç janë fejsbuku, instagrami, tuiteri, linkedini, youtubi dhe të tjera të ngjashme. Përmbajtja mund të përfshijë fotografi, video, histori personale ose përmbajtje të tjera që lidhen me ALKALOID-in ose me produktet e ALKALOID-it, po ashtu edhe me të dhëna të ndara për pjesëmarrje në organizime dhe pjesëmarrje të ndryshme promovuese. Për më shumë informacione lidhur me konkurset dhe aktivitetet e tjera promovuese shihni rregullat zyrtare të konkurrencës dhe/ose detalet e publikuara për secilin konkurs/aktivitet promovues veç e veç. Mos harroni se e gjithë përmbajtja se që publikoni në rrjetet dhe platformat sociale është në dispozicion të publikut, prandaj duhet të bëni kujdes kur shpërndani informacione të caktuara personale. Po ashtu mund të mbledhim çfarëdolloj informacioni personal që ndani publikisht dhe që është pjesë e profilit tuaj dhe çdo informacion plotësues apo aktiv që shpërndani në rrjetet apo platformat sociale. Në të njëjtën kohë, grumbullojmë informacione për ju sa herë që komunikoni me ne nëpërmjet rrjeteve dhe platformave sociale, por dhe kur përdorni funksionin e rrjeteve sociale, të integruara në faqet e internetit të ALKALOID-it. Përpunimi i të dhënave tuaja personale është çështje vullnetare dhe në çdo kohë mund të tërhiqni pëlqimin tuaj duke shkuar në seksionin për më shumë informacione “Cilat janë të drejtat tuaja“? Për të ditur më shumë sesi i ruan të dhënat tuaja ALKALOID-i nga rrjetet sociale nga palët e treta ose për të zgjedhur që informacionet tuaj të mos shpërndahen në rrjetet sociale, lexoni politikën e privatësisë të rrjeteve dhe platformave sociale përkatëse.

CILAT KATEGORI TË DHËNASH PERSONALE I PËRPUNOJMË PËR JU?

Mund të përdorni faqen tonë të internetit pa dhënë të dhënat tuaja personale. Nuk keni asnjë detyrim të jepni të dhënat tuaja për të shfrytëzuar faqen tonë të internetit, përveç nëse e bëni atë vullnetarisht ose kur përdorni një nga formularët në dispozicion për një qëllim specifik.

Meqë ne respektojmë plotësisht principin e vëllimit minimal të të dhënave, mbledhim vetëm ato të dhëna që janë të nevojshme, relevante dhe të kufizuara për nevojat për qëllimet që ato përpunohen.

Sa herë që vizitoni faqen tonë të internetit, serveri jonë i faqes së internetit regjistron përkohësisht adresën tuaj IP, llojin e shfletuesit që përdorni, kohën që harxhoni dhe linkun e faqes që keni vizituar.

Llojet e të dhënave që mbledhim varen nga kategoritë e të intervistuarave dhe nga aktivitetet e përpunimit..

Konsultohuni me një gjinekolog: adresën e postës elektronike. Të dhënat personale që na jepni në lidhje me kërkesën tuaj mund të përdoren vetëm për t’iu përgjigjur pyetjes, po ashtu edhe për të shkëmbyer informacione plotësuese në lidhje me kërkesën..

Platformat dhe rrjetet sociale: mund të mbledhim të nëpërmjet përmbajtjes që vetë krijoni dhe i shpërndani me ne në rrjetet sociale dhe në platformat e personave të tretë ose nëse i postoni vet në ndonjë nga faqet tona të internetit ose aplikacionet, përfshirë përdorimin e aplikacioneve ose platformave na ana e të personave të tretë, siç janë fejsbuku, instagrami, tuiteri, linkedini, youtubi dhe të tjera të ngjashme. Përmbajtja mund të përfshijë fotografi, video, histori personale ose përmbajtje të tjera që lidhen me ALKALOID-in ose me produktet e ALKALOID-it, po ashtu edhe me të dhëna të ndara për pjesëmarrje në organizime dhe pjesëmarrje të ndryshme promovuese. Mund të mbledhim çfarëdolloj informacioni personal që ndani publikisht dhe që është pjesë e profilit tuaj (si p.sh.: emër, adresa e postës elektronike, gjinia, ditëlindja, qytetin ku jetoni, foto dhe etj) dhe çdo informacion plotësues apo aktiv që shpërndani në rrjetet apo platformat sociale në mënyrë që të sigurojmë informacion në lidhje me përdorimin e produkteve dhe shërbimeve tona, për të na ndihmuar të kuptojmë më mirë nevojat dhe pritjet tuaja, dhe në këtë mënyrë të përmirësojmë shërbimet dhe produktet tona, si dhe të krijojmë përmbajtje të përshtatshme promovuese. Në të njëjtën kohë, ne mbledhim të dhënat tuaja personale dhe informacione të tjera të nevojshme për të marrë pjesë në garat e çmimeve dhe aktivitete të tjera promovuese. Në këtë rast, të dhënat e mbledhura përdoren ekskluzivisht me qëllim të zhvillimit të konkurseve të çmimeve dhe aktiviteteve të tjera promovuese dhe nuk do të përdoren për ndonjë qëllim tjetër.

SI I MBROJNË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

ALKALOID SHA Shkup i ndërmerr të gjitha masat e përcaktuara teknike dhe organizuese për të siguruar fshehtësi dhe mbrojtje gjatë përpunimit të të dhënave personale që disponon, për të parandaluar aksesin e paautorizuar, zbulimin e paautorizuar ose keqpërdorimin eventual të të dhënave. Qasja te të dhënat tuaja personale është e kufizuar tek ata punonjës të cilët ne besojmë se kanë vërtet nevojë të vihen në kontakt me ato të dhëna për të arritur qëllimin për të cilin janë dhënë.

Nuk shpërndajmë të dhëna për ju dhe/ose për vizitën tuaj në faqen tonë të internetit për persona të tretë, përveç në rastin kur angazhojmë ofruese të shërbimit, nëse ALKALOD-i angazhon si punonjës, me të cilat do t’i detyrojë ata të veprojnë sipas udhëzimeve të ALKALOID-it dhe të kenë kujdes për të dhënat personale të përpunuara gjatë ofrimit të atyre shërbimeve, në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

As ALKALOID SHA Shkup, as partneri nuk do t’ia lënë në asnjë formë të dhënat tuaja personale ndonjë pale të tretë, përveç nëse kemi marrë pëlqimin tuaj, ose nëse na detyron ligji të bëjmë atë.

ALAKLOID-i mban kontrollin mbi përdorimin e të dhënave.

AFATI PËR RUAJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Të dhënat personale i mbajmë për aq kohë sa duhet për të përmbushur qëllimin e objektivave të mësipërm. Informacionet tuaja personale nuk do të mbahen në formën që mund të identifikohen më gjatë sesa është e nevojshme për të arritur qëllimin për të cilin janë mbledhur ose përpunuar. ALKALOID SHA Shkup ruan të dhënat personale në përputhje me afatet kohore të firmosura me ligj ose me aktet e brendshme të kompanisë dhe vetëm për kohëzgjatjen e nevojshme për të arritur qëllimin për të cilën janë mbledhur.

Nëse keni dhënë pëlqimin tuaj, ne do të përpunojmë të dhënat tuaja personale derisa të tërhiqni pëlqimin tuaj. Kur të jetë përmbushur qëllimi për të cilën janë përpunuar të dhënat personale të subjektit, ato do të fshihen në rast se subjekti nuk ka kërkuar tërheqjen e të dhënave. Nëse bëni kundërshtim të bazuar për të dhënat personale bazuar në interesin ligjor, ne nuk do të përpunojmë të dhënat tuaja në të ardhmen. Nëse hapni procedurë ligjore administrative ose jashtëgjyqësore, të dhënat personale mund të mbahet deri në fund të procedurave të tilla, përfshirë periudhën e mundshme për paraqitjen e mjeteve juridike.

Cilat janë të drejtat tuaja?

Në çdo moment, nëse keni pyetje shtesë, mund të na kontaktoni në adresën:

АLKALOID SHA Shkup

Bul. “Aleksandri i Maqedonisë“ nr. 12

1000 Shkup

për zyrtarin e mbrojtjes së të dhënave

ose

në postën elektronike për zyrtarin e mbrojtjes së të dhënave personale: dpo@alkaloid.com.mk

Për t’ju dhënë përgjigjen e duhur, ju lutemi na jepni informacionet e mëposhtme:

emrin e faqes së internetit së cilës i referoheni;

lidhja juaj dhe ndërveprimi me ne dhe

përshkrimi i kërkesës/informacionet që kërkoni të/t’i merrni nga ne.

Nëse mendoni se përpunimi i të dhënave tuaja personale nga ana e ALKALOID-it nuk është në përputhje me dispozitat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale ose, nëse mendoni se ndonjë e drejta juaj për mbrojtjen e të dhënave personale është shkelur, keni të drejtë të bëni kërkesë për përcaktimin e shkeljes së të drejtave të mbrojtjes së të dhënave personale nëpërmjet Agjencisë së Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

NDRYSHIMET E KUSHTEVE PËR PËRDORIMIN E POLITIKAVE TË PRIVATËSISË

Politika e privatësisë mund të ndryshojë herë pas here.

ALKALOID SHA Shkup do të publikojë një version të azhurnuar të politikave të privatësisë në këtë faqe.

Data e ndryshimit të fundit 21.08.2024 Shkup