Mirë se vini në kalkulatorin e ovulacionit Premama Duo!
Llogaritësi i ovulacionit Premama Duo ju ndihmon të parashikoni kohën tuaj pjellore ndërsa përpiqeni të mbeteni shtatzënë, thjesht duke futur disa detaje të ciklit tuaj menstrual.
Parashikimi për ciklin tuaj të ardhshëm:
Ovulacioni
Rritja e fertilitetit
Cikli menstrual – si përgatitet trupi për shtatzënësinë
Idealisht cikli menstrual zgjat 28 ditë, por nuk duhet të shqetësoheni nëse Juaji nuk zgjat aq. Ai nis në ditën e parë të menstruacioneve. Gjatë ciklit menstrual njëra vezore prodhon qelizë-vezë të pjekur, të gatshme për fertilizim. Njëkohësisht mitra bëhet gati ta pranojë qelizën-vezë të fertilizuar, duke trashur endometrin (murin e brendshëm të mitrës). Nëse qeliza-vezë nuk fertilizohet, në periudhën e pastajme teprica e endometrit fillon të rripet. Qeliza-vezë mund të fertilizohet deri në 24 orë pas ovulimit, teksalëviz nëpër vepërçues drejt mitrës. Nëse fertilizohet, strehohet në murin e mitrës dhe nga ajo zhvillohet fëmija.
Nga ana tjetër sperma mund të mbijetojë disa ditë në trupin tuaj dhe të presë sa të lirohet qeliza-vezë.
Për këtë arsye, për të rritur gjasat për shtatzënësi, periudha më e mirë për marrëdhënie seksuale është disa dita para ovulimit si dhe gjatë ovulimit.
Ka edhe shenja të tjera që tregojnë periudhën kur jeni fertile:
Ndryshimi i mukusit të qafës së mitrës
Mukusi është i rëndësishëm ngaqë ndihmon fertilizimin e qelizës-vezë. Para ovulimit, menjëherë pas menstruacioneve, qafa e mitrës prodhon shumë pak mukus, i cili është i dendur, i bardhë ose i patejdukshëm. Me afrimin e ovulimit rritet sasia e mukusit, i cili merr ngjyrë të bardhë kremoze ose të bardhë fare. Gjatë periudhës së ovulimit prodhohet akoma më shumë mukus, i cili është më i rralluar, i tejdukshëm dhe i derdhur, si e bardhë veze. Kjo është periudha Juaj më fertile me gjasa më të mëdha për të ngelur shtatzënë. Pas ovulimit mukusi do të bëhet prapë i dendur dhe i ngjitshëm.
Temperatura bazale e trupit
Temperatura bazale e trupit është ajo që keni kur trupi juaj pushon. Ovulimi duhet të ndodhë në fillim, kur temperatura juaj bazale nis të ngrihet dhe kjo zgjat rreth 3 ditë. Temperatura bazale duhet të matet çdo ditë në të njëjtën kohë, akoma më mirë në mëngjes herët para ngritjes nga krevati meqë më pas brenda ditës mbi të ndikojnë faktorë të ndryshëm. Duke shënuar temperaturën tuaj bazale për ca muaj rresht, mund të parashikoni me saktësi kohën e ovulimit.
Përveç kësaj ka edhe shenja të tjera të dobishme për të parashikuar ovulimin, siç janë dhimbja abdominale ose simptomat e sindromës paramenstruale, si: fryrja, dhimbja e gjinjve ose ndryshimi i humorit.
Gjithsesi, përpjekjet për të ngelur shtatzënë janë një periudhë e bukur dashurie për Ju dhe partnerin Tuaj. Më e mira do të ishte të mos merakoseni shumë për orarin e marrëdhënieve seksuale, por të relaksoheni dhe të kënaqeni me momentet Tuaja intime.