Premama Duo - E di çfarë i duhet mamasë së ardhshme!

Ushqimi Juaj gjatë shtatzënësisë

 

Ushqimi  i shëndetshëm gjatë shtatzënësisë është shumë i rëndësishëm. Nuk mjafton të kujdeseni vetëm për veten, po edhe fëmija Juaj varet nga ushqimi që merr, i cili është i nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e duhur.

Ndonëse thuhet se gjatë shtatzënësisë duhet ‘’të hani për dy veta’’, kjo nuk do të thotë se duhet ta dyfishoni sasinë e ushqimit, por të keni kujdes për cilësinë e ushqimit që hani.

5Thënë shkurt, gruas shtatzënë i duhen rreth 300 kalori në ditë më shumë sesa gruas që nuk është shtatzënë.

Përveç kësaj,  nuk duhet të mbani ndonjë dietë të veçantë gjatë shtatzënësisë, mjafton të ndiqni të njëjtat parime për ushqim të shëndetshëm si në periudhën para se të ngelni shtatzënë. Kjo do të thotë se duhet të mbani baraspeshë të konsumimit të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave, si dhe të hani shumë fruta dhe perime të freskëta që të merrni vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe fibrat bimore, e gjitha kjo shumë e rëndësishme për një tretje të mirë, ngaqë gratë shtatzëna shpeshherë vuajnë nga kapsllëku.

Burime të mira të karbohidrateve janë: buka, patatet, orizi, makaronat dhe drithërat.  Sa herë që mundni, zgjedhni drithëra integrale kurse kur piqni patate, lëvoren lëreni pa hequr që të konsumoni më shumë fibra bimore.  Proteina kanë: mishi, vezët, peshku dhe bulmeti. Grosha, bizelja dhe thjerrëza janë zëvendësimi i mirë për mishin. Që të shmangni shtimin e tepërt të peshës, rekomandohet të merrni yndyrna të pangopura, f.v. vajra bimore.

Sa më i larmishëm ushqimi, aq më të mëdha mundësitë për të futur sasi të mjaftueshmë të materieve të nevojshme.

Mos harroni të pini shumë ujë që të jeni e hidruar mirë.

Përveç kësaj domosdoshmërisht duhet t’i lani mirë frutat dhe perimet para se t’i hani, kurse ushqimin ta përpunoni termikisht mirë.

Është mirë të merrni në konsideratë të inkuadroni në ushqimin Tuaj edhe peshk të lyrshëm, si salmon, troftë ose skumbër. Këta peshq janë të pasur me acide yndyrore omega 3, si DHA dhe EPA, të cilat janë të dobishme jo vetëm për ju, por edhe për fëmijën Tuaj 1,7Kështu, është dëshmuar se kur nëna merr përditë nga 200 mg DHA, kjo kontribuon për zhvillimin normal të trurit dhe syve të fetusit.

Mbase Ju shqetëson origjina dhe ndotësit e mundshëm të peshqve, por nëse ndiheni më mirë nëse të merrni shtesë ushqimi, mund të mbështeteni lirisht te preparati Premama Duo, i cili përmban sasinë e duhur të DHA-së.

Megjithatë, nëse nuk jeni të sigurt për ushqimin që zgjedhni, mund të këshilloheni me mjek ose nutricionist.

 

Çfarë duhet të shmangni?

Shmangni ushqimin e përpunuar meqë është shumë kalorik dhe me vlera ushqyese të vogla. Zvogëlojeni konsumimin e produkteve me sasi të mëdha sheqeri, siç janë: çokollatat, ëmbëlsirat, biskotat, kekat, pijet pa alkool me sheqer të shtuar, etj. Sasitë e mëdha të sheqerit mund të sjellin tepricë kilogramësh dhe kjo mund ta ngarkojë akoma më shumë shtatzënësinë Tuaj duke e vështirësuar largimin e tyre më pas.

Që të shmangni ndonjë helmim të mundshëm me ushqim, duhet të mos hani bulmet të papasterizuar, si p.sh: djathë të shkrirë; pate dhe mish gjysmë të përpunuar; ushqim deti të papërpunuar ose të tymosur; vezë zë gjalla dhe sallata të përgatitura më parë.

Gjithashtu gjatë shtatzënësisë nuk rekomandohet të merren sasi të mëdha vitamine A ngaqë kjo mund ta dëmtojë fëmijën që zhvillohet. Për këtë arsye duhet të mos hani mëlçi dhe produket mëlçie meqë përmbajnë sasi të mëdha vitamine A. Në këtë rast duhet të bëni kujdes edhe gjatë zgjedhjes së shtesave të ushqimit.

Gjatë shtatzënësisë shmangni konsumimin e  alkoolit dhe duhanin dhe zvogëloni konsumin e kofeinës ngaqë mund të ndikojnë mbi fëmijën që zhvillohet. Mos harroni se përveç kafesë dhe çajit, kofeinë kanë edhe çokollata dhe disa pije pa alkool.

Në fund fare, mbajtja eregjimit  me ushqim të shëndetshëm mund t’ju çojë të dyshoni nëse po bëni gjënë e duhur. Prandaj, nëse nuk e keni bërë akoma, mbase është koha të merrni në konsideratë marrjen e ndonjë shtese ushqimi me formulë speciale, siç është Premama Duo, e cila do t’Ju sigurojë elemente mikroushqyese të nevojshme për një shtatzënësi të shëndoshë.

 „Të përzierat e mëngjesit

Shumë gra kanë „të përziera mëngjesi” gjatë shtatzënësisë së tyre. Ajo karakterizohet me simptoma si të përziera dhe të vjella, të cilat me gjasë do të tërhiqen pas tremujorit të parë. Ndonëse quhen të përziera mëngjesi, simptomat mund të shfaqen në çdo orë të ditës a të natës,  dhe nëse nuk jeni shumë me fat, mund t’Ju zgjasin gjithë ditën.

Mbase mendoni se ngrënia më pak mund t’Ju ndihmojë, po edhe në atë rast efekti nuk zgjat shumë dhe mund të shkaktojë të vjella shtesë.

Është mirë të hani racione dhe mesvafte të rregullta, të shmangni racionet e mëdha, siç janë ato të yndyrshmet dhe pikantet.  Mund të provoni të hani ushqime të ndryshme dhe të shihni çfarë Ju bën mirë, gjithnjë duke pasur parasysh që të jenë ushqime sa më të shëndetshme.

Mos harroni të pini shumë ujë që të jeni e hidruar.

„Të përzierat e mëngjesit”  nuk duhet t’Ju shqetësojnë ngaqë janë shenjë e një shtatzënësie të shëndoshë, po nëse të vjellat janë serioze dhe ndiheni e këputur, do të bënit mirë të shkonit te mjeku.

...

Jeste li već počeli planirati? Jeste li spremni za najvažnije putovanje u životu?

Ne zaboravite, zdrava prehrana je važan čimbenik pri planiranju trudnoće jer je izvor hranjivih tvari koje su vam potrebne u pripremi tijela za zdravu trudnoću.

Omogućite svom tijelu potreban dnevni unos nutrijenata uz PreMama duo.

Premama Duo – E di çfarë i duhet mamasë së ardhshme!

 

 

Shtatzënësia është periudhë kur mund të keni nevojë të ndryshoni diçka në stilin e zakonshëm të jetës.

Këshilla për stilin e jetës gjatë shtatzënësisë

Shtatzënësia është periudhë kur mund të keni nevojë të ndryshoni diçka në stilin e zakonshëm të jetës. Nëse jeni person shumë aktiv, mbase duhet të keni parasysh të ulni tempon dhe të ndani më shumë kohë për pushim dhe relaksim.

Në pjesën ‘’Ushqimi’’ tashmë e theksuam rëndësinë e të ushqimit të shëndetshëm dhe dobinë nga shtesa e ushqimit, siç është Premama Duo.

Ushtrime gjatë shtatzënësisë

Edhe aktiviteti fizik është i rëndësishëm gjatë shtatzënësisë ngaqë ndihmon të ruani formën edhe përkundër shtimit pak në peshë. Ushtrimet ndihmojnë për uljen e stresit dhe për një gjumë të mirë natën. Mund të keni parasysh një rutinë ditore me intensitet të mesëm, si ecja, notimi ose vozitja e biçikletës statike, ose mund të regjistroheni në ndonjë orë gjimnastike me gra shtatzëna.

Pavarësisht çfarë aktiviteti fizik do të zgjidhni, është shumë e rëndësishme të mos e teproni. Në thelb duhet të jeni në gjendje të bëni bisedë normale teksa stërviteni, pa pasur zënie fryme, në të kundërtën do të thotë se stërvitja është e rëndë. Mendohet se stërvitja ditore që zgjat 30 minuta është e mjaftueshme.

Disa sporte duhet të shmangen, siç janë ato me kontakt ose cilido sport që ka goditje ose rrëzime, meqë kjo mund të dëmtojë fëmijën Tuaj.  Ndonëse notimi është i mirë, zhytja me pajisje zhytëse ndalohet ngaqë fëmija nuk ka mbrojtje nga sëmundja dekompresive dhe embolia ajrore.

Përveç kësaj rekomandohet nisja e ushtrimeve për muskujt e komblikut mbi të cilat bie ngarkesë e madhe gjatë shtatzënësisë dhe gjatë aktit të lindjes. Është normale gjatë shtatzënësisë të shfaqet mosmbajtja e urinës (rrjedhje e pavullnetshme e urinës) (zakonisht kur teshtini ose kur kolliteni), ndonëse nuk do të donim  ajo t’Ju bezdisë edhe pas lindjes.

Si masë shtesë mund të keni parasysh të shkoni në orë përgatitore për lindje.

Seksi gjatë shtatzënësisë

Seksi gjatë shtatzënësisë është diçka normale dhe e sigurt, ashtu siç është normale të keni edhe ndryshime të libidos. Ka shumë çifte që me kënaqësi kryejne marrëdhënie seksuale, siç ka çifte të tjera që nuk e kanë me qejf. Të dyja këto janë në rregull. Më vonë mund të vini re se orgazma por edhe vetë akti seksual, mund t’ju shkaktojnë kontraksione të mitrës të tipit Brekston-Hiks. Kjo është normale dhe nuk duhet të shqetësoheni. Duhet vetëm të relaksoheni dhe të pritni derisa të tërhiqen.

Megjithatë, ka situata të veçanta kur nuk është e rekomandueshme të bëni seks, fjala vjen, nëse keni pasur gjakderdhje të mëdha ose nëse ka rrezik të merrni ndonjë infeksion, etj. Flisni hapur me gjinekologun Tuaj për çdo aspekt të shtatzënësisë Suaj.

 

Kënaquni gjatë shtatzënësisë Suaj

Edhe pse gjatë shtatzënësisë trupi Juaj ndryshon dhe barku Ju rritet shumë, nuk duhet të shqetësoheni për këtë. Pas lindjes, me dhënien gji, me ushqim të shëndetshëm dhe me ushtrime të rregullta, do ta ktheni prapë linjën Tuaj.

Për gratë shtatzëna thuhet gjithmonë se ‘’janë të bukura dhe shkëlqejnë’’, prandaj shfrytëzojeni këtë dhe kënaquni sa më shumë se po përjetoni diçka të jashtëzakonshme.