Premama Duo

E di çfarë i duhet mamasë së ardhshme!

Premama Duo Quatrefolic – para ngjizjes, gjatë shtatzënësisë dhe gjidhënies

...

11

Vitamina

10

Minerale

omega 3

...

Përbërësit kryesorë të preparatit Premama Duo dhe rëndësia e tyre  

Acidi folik

Acidi folik është shumë i rëndësishëm për gratë që planifikojnë të ngelen shtatzëna dhe për shtatzënat ngaqë nivelet e ulëta të acidit folik janë faktor rreziku serioz për zhvillimin e anomalive të tubit neural të fetusit.  Nga tubi neural formohet truri dhe palca kurrizore e fëmijës, që është shumë e rëndësishme për tërë sistemin nervor.

Rekomandohet të merret 400 mсg acid folik si para ngjizjes ashtu dhe gjatë 12 javëve të para të shtatzënësisë.

Premama Duo permbajtje 100% Quatrefolic®, acid folic aktiv – 5 methyltetrahydrofolate (5-MTHF) – me nje doze prej  400mcg per cdo nje tablete!

Повеќе ...

Vitamina D

 

Vitamina D kontribuon për përthithjen normale të kalciumit dhe fosforit dhe mban nivelin e duhur të kalciumit në gjаk, e rëndësishme kjo si për dhëmbë dhe eshtra të shëndetshëm.

Rekomandohet që gratë shtatzëna të marrin 10 mcg vitaminë D në ditë për të mbajtur nivelet e duhura të vitaminës D, gjatë shtatzënësisë dhe dhënies gji,  dhe kjo është rëndësishme si për nënën, ashtu edhe për fëmijën. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për gratë që nuk dalin shpesh dhe kalojnë shumë kohë në hapësira të mbyllura.

Повеќе ...

Jodi

Iodine është i rëndësishëm për sintetizimin e hormoneve të gjëndrës tiroide dhe mbështet punën e kësaj të fundit.

Jodi është i rëndësishëm për zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor gjatë periudhës së gjestacionit si dhe në periudhën e hershme të jetës së të porsalindurit.

Nevojat  e trupit për jod shtohen gjatë shtatzënësisë dhe dhënies gji prandaj  gratë shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji duhet të marin sasitë e nevojshme të jodit, dhe kjo bëhet lehtësisht duke marrë shtesën e ushqimit si Premama Duo.

Повеќе ...
...

Hekuri

Hekuri kontribuon për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe është i rëndësishëm për bartjen e oksigjenit në trup; ai ndihmon edhe metabolizmin normal si dhe zvogëlimin e lodhjes dhe rraskapitjes.

Kompensimi i hekurit duhet për mbrojtjen nga anemia e cila është e zakonshme te gratë shtatzëna.

Повеќе ...

Vitamina C

Vitamina C është e rëndësishme për funksionin normal të sistemit imunitar dhe kontribuon për përthithjen e hekurit në trup. Ajo ndihmon zbutjen e simptomave të lodhjes dhe rraskapitjes që janë të zakonshme gjatë shtatzënësisë ose dhënies gji.

Повеќе ...

DHA (Acidi dokosaheksaenoik)

DHA-ja është përbërës shumë i rëndësishëm i preparatit Premama Duo ngaqë është dëshmuar shkencërisht se sasia prej 200 mg  e DHA-së në ditë kontribuon për zhvillimin normal të trurit dhe syve të fetusit dhe fëmijës.

Për të marrë sasinë e nevojshme të DHA-së grave shtatzëna dhe atyre që japin gji  iu rekomandohet të konsumojnë peshq të lyrshëm, si salmon, troftë, sardele ose skumbër, ose thjesht të marrin sasi të mjaftueshme të kësaj substance në formë të suplementit, siç është Premama Duo.

Повеќе ...

PreMama Duo është më ju nga planifikimi i shtatzënësisë deri te ushqyerja me gji:

...

Acidi folik kontribuon në rritjen e indit të nënës në kohën e shtatzënësisë.

...

Hekuri, si një nga përbërësit e produktit PreMama Duo, ndihmon për mirëmbajtjen e funksionit normal të metabolizmit dhe për krijimin e energjisë, që sjell uljen e  lodhjes dhe rraskapitjes.

...

Vitamina D ndihmon në mirëmbajtjen e dhëmbëve dhe kocakve të shëndetshëm te nënat dhe fëmijët e tyre

...

Iodine kontribuon në funksionimin normal kognitiv, kështë që planfikimi dhe prioritizimi ditor, fleksibiliteti, të menduarit abstrakt, zgjidhja e problemeve, marrja e vendimeve, memorja e punës, kontrolli i emocioneve dhe shumë aktivitete të tjera mirëmbahen rregullisht.

...

Marrja e DHA-së (acidi dokosaheksaenoik) kontribuon në zhvillimin normal të shikimit, si dhe për zhvillimin normal të trurit të fetusit dhe foshnjës.

...

Vitamina C kontribuon në krijimin normal të kolagjenit, i cili është i rëndësishëm për mirëmbajtjen e elasticitetit dhe forcimin e lëkurës, ashtu që të ndiheni bukur çdo ditë.

Përse PreMama Duo?

Për t’ju ndihmuar dhe për t’ju udhëhequr me sukses në udhëtimin tuaj të ri, rekomandojmë suplement ushqimor që do të kënaqë nevojat ushqimore të gruas gjatë:

  • planifikimit të shtatzënësisë
  • shtatzënësisë
  • gjidhënies.

Ky produkt për gratë shtatzëna përmban acid folik aktiv, vitamina, minerale dhe acide yndyrore omega 3 (DHA dhe EPA), të cilat ofrohen në tableta dhe kapsula. Çdo tabletë përmban acid folik aktiv (400 mikrogram), 11 vitamina dhe 10 minerale, ndërsa kapsulat përmbajnë acide yndyrore omega 3. Një tabletë dhe një kapsulë PreMama Duo mund të plotësojnë nevojat tuaja ditore të vitaminave dhe mineraleve.

PreMama Duo është suplement ushqimor i formuluar posaçërisht për gratë që planifikojnë të mbeten shtatzëna, ato që veçmë janë shtatzëna, si dhe për ato që ushqejnë me gji.

алаткиPlanifikoni shtatzënësinë dhe ndiqni udhëtimin tuaj përmes sajaj përmes tij duke përdorur mjetet e mëposhtme:

Kalkulatori i ovulacionit

Llogarit

Kalendari i shtatzëanësisë

Llogarit

PËR SH.A. “ALKALOID” SHKUP

SH.A. “Alkaloid” Shkup është kompani e cila më shumë se tetë dekada punon në fushën e prodhimit të barnave dhe produkteve kozmetike e kimike, si dhe në përpunimin e lëndëve të para bimore. Sot eksporton në më shumë se 40 vende.

Në 15 vjetët e fundit “Alkaloidi” ka investuar vazhdimisht në fabrikat dhe kapacitet e saj prodhuese, në laboratoret kërkimoro-zhvillimore, në teknologjinë e avancuar dhe në edukimin e vazhdueshëm të të punësuarve, si dhe në softuerët bashkëkohorë.

Sot kompania “Alkaloid” ka 2.122 të punësuar në shtetin e saj amë dhe 665 të punësuar në kompanitë e saj jashtë vendit – kompani-bija dhe përfaqësi.

Suksesi i vazhdueshëm afarist dhe zhvillimi i qëndrueshëm i “Alkaloidit” është rezultat i cilësisë së produkteve tona dhe të të punësuarve. Investojmë pa ndalur në realizimin e ëndrrës sonë për një jetë të shëndetshme për çdo individ, sepse konsiderojmë se SHËNDETI ËSHTË PARA SË GJITHASH.

 

Shihni lajme të dobishme

Këshilla për nënat

...

A e dini se marrja e shtesës së ushqimit është njëlloj e rëndësishme si gjatë shtatzënësisë ashtu edhe gjatë gjidhënies?

Në konferencën e mbajtur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i ShBA-ve (US National Institute of Health) me temën: „Përdorimi i shtesave të ushqimit te gratë: statusi i tanishëm dhe kahet e ardhshme “, janë sjellë përfundime në lidhje me nevojat  egrave shtatzëna dhe atyre që japin gji për materie ushqyese.

Siç është pranuar botërisht, në 6 muajt e parë të jetës së fëmijës rekomandohet gjidhënie ekskluzive, gjithnjë duke pasur parasysh ushqimin përkatës dhe rezervat me materie ushqyese të nënës, meqë sasi të mjaftueshme kalojnë edhe te fëmija.  Përmbajtja e qumështit të nënës ndryshon varësisht nga ushqimi i saj, dhe kjo shihet më së miri te përmbajtja e vitaminave.

Mendohet se nevojat për materie ushqyese janë dukshëm më të mëdha në periudhën e laktacionit sesa gjatë shtatzënësisë.

Ky përfundim niset nga ajo se në muajt 4 deri 6 foshnja e dyfishon peshën e vet të lindjes të fituar pas 9 muajve shtatzënësi.  Mendohet se vlera energjetike e qumështiti të krijuar në këta 4 muaj është e barabartë me vlerën energjetike totale të shtatzënësisë.  Gjithashtu larmia e mikroelementeve ushqyese në ushqimin e nënës luan rol të rëndësishëm mbi gjidhënien meqë llogaritet se rritja e nevojës për mikroelemente ushqyese madje është më e madhe se rritja e nevojave energjetike.  Përveç kësaj, është vlerësuar se nevoja për disa mikroelemente ushqyese është më e madhe gjatë gjidhënies sesa gjatë shtatzënësisë, fjala vjen:  vitamina C, vitaminat B1, B6, B12, acidi pantotenik, biotina, kolina, vitamina E, zinku, jodi, seleni, etj.

Mund të sjellim përfundim se ushqimi i shëndetshëm që siguron përmbajtje ushqyese të lartë është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm në periudhën e gjidhënies, si për nënën, ashtu edhe për fëmijën, në mënyrë që të parandalohet mungesa  e tyre dhe të sigurojë rritje dhe zhvillim të drejtë.

Inkuadrimi i shtesës së ushqimit për gratë që japin gji nuk është zëvendësim i ushqimit të shëndetshëm, por është burim i sigurt për mbështejtje në këtë periudhë të rëndësishme të jetës Suaj dhe të fëmijës Suaj.

Види повеќе

Këshilla për nënat

...

Pse DHA-ja është kaq e rëndësishme gjatë shtatzënësisë dhe gjidhënies?

Acidi dokosaheksaenoik (DHA) është acid yndyror omega 3 që është thelbësisht i nevojshëm për trupin tonë. Ai është njësi ndërtuese e membranës qelizore dhe luan shumë role në funksionin normal të organizmit të njeriut.

Sot dihet se DHA-ja kontribuon për funksionin normal të trurit dhe për mirëmbajtjen e shikimit.

Dëshmitë shkencore flasin se DHA-ja akumulohet intensivisht te truri dhe sytë e foshnjës, sidomos në tremujorin e fundit të shtatzënësisë dhe në 6 muajt e parë të jetës, atëherë kur rekomandohet gjidhënie ekskluzive. Kjo është periudha kur fëmija varet kryekëput nga qumështi i nënës, pra nga përmbajtja e tij me materie mikroushqyese.

Kjo është arsyeja pse gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji duhet të marrin jo më pak se 200 mg DHA në ditë, si mbështetje për zhvillimin normal të trurit dhe syve të fëmijës së tyre

 DHA-ja si acid yndyror omega 3 gjendet më shumë te peshqit e lyrshëm, si salmoni, trofta, sardelet dhe skumbri. Gjithsesi sot po zhvillohet një debate i nxehtë rreth sigurisë së peshkut që konsumojmë sa i përket origjinës dhe ndotjes së mundshme.

Duke e pasur parasysh këtë, formulacioni i preparatit Premama Duo në një kapsulë përshin edhe DHA me dozë prej 200 mg. Përdorimi i përditshëm  i preparatit Premama Duo siguron sasinë e nevojshme të  DHA-së për Ju dhe për fëmijën Tuaj.

Види повеќе
Shihni më shumë artikuj